Sport

Salah thotë se nuk do të largohet nga Liverpooli

Mohamed Salah i ka siguruar tifozët e Liverpoolit se do të jetë pjesë e ekipit anglez edhe për sezonin e ardhshëm, në një intervistë të dhënë të mërkurën për mediumet britanike. Salah nuk ka dashur të flasë për kontratën e tij, por ka shtuar se sigurisht se do t’i prijë sulmit të Liverpoolit edhe gjatë sezonit 2022/23.

Egjiptiani ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin e ardhshëm, por ende nuk ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit për rinovimin e saj. Në fakt, Salah e ka refuzuar disa herë kontratën e re.

“Jam i fokusuar në ekip dhe nuk dua të flas për kontratën time. Megjithatë, unë do të mbetem në klub edhe sezonin tjetër, kjo është më se e sigurt”, është shprehur Salah.