Sport

Kloppi vazhdon të fitojë çmime individuale

Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, është emëruar trajneri i vitit nga Shoqata e Trajnerëve të Ligës.

Gjermani 54-vjeçar e fitoi edhe trofeun “Sir Alex Ferguson”, që votohet nga trajnerët e të gjithë divizioneve të futbollit anglez.

Kloppi po ashtu e fitoi edhe epitetin e trajnerit më të mirë të Premier Leagues, pavarësisht se e humbi titullin, pasi përfundoi në vendin e dytë pas Manchester Cityt.

Tekniku gjerman i Liverpoolit sivjet e ka fituar Kupën FA dhe Kupën e Ligës, ndërsa do të ballafaqohet me Real Madridin në finale të Ligës së Kampionëve të shtunën.

Në listën e ngushtë për këtë çmim ishin Pep Guardiola, Thomas Frank, Eddie Howe dhe Patrick Vieira.