Sport

Leao ka një klauzolë lirimi prej 150 milionë eurosh

Rafael Leao ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 150 milionë eurosh në kontratën e tij, të cilën krerët e Milanit po synojnë t’ia rinovojnë portugezit, ka shkruar “Football-Italia” të hënën.

Sulmuesi ishte njëri prej lojtarëve kryesorë te Milani që e fitoi titullin e kampionit për këtë sezon, kurse interesim për shërbimet e tij ka kohë që kanë shprehur interesi skuadrat e tjera të Evropës.

Megjithatë, edhe nëse Leao nuk e rinovon kontratën që i skadon në vitin 2024, Milani nuk do ta shesë për më pak se 150 milionë euro. 22-vjeçari iu bashkua Milanit në vitin 2019 nga Lille dhe këtë edicion ka shënuar 14 gola e ka bërë 12 asistime në 42 ndeshje në të gjitha garat.