Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse ka publikuar të hënën listën e lojtarëve për ndeshjet e Ligës së Kombeve që “Dardanët” i luajnë muajin e ardhshëm, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).
Ai ka ftuar 24 futbollistë për këto ndeshje, ndërsa bie në sy kthimi i Benjamin Kolollit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKolloli është pjesë e ekipit nga Japonia, Shimizu S-Pulse dhe nuk ka qenë pjesë e Kosovës prej muajit mars të vitit të shkuar. Po ashtu, edhe mesfushori Donat Rrudhani i Aaraut kthehet te “Dardanët” pas një viti.
Për herë të parë është ftuar Edvin Kurtulushi i Hammarbyt.
Kosova bën pjesë në Grupin 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve, dhe ndeshjen e parë e luan në udhëtim te Qipro (2 qershor). Më pas, dy ndeshjet e radhës i zhvillon në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Greqisë (5 qershor) dhe Irlandës së Veriut (9 qershor). Duelin e fundit të muajit qershor, Kosova e luan më 12 në udhëtim te Greqia.
Giresse do ta nisë grumbullimin për këto ndeshje më 27 maj.
