Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka festuar se bashku me tifozët e Mallorcas, të cilët janë gëzuar që ekipi i tyre edhe sezonin tjetër do të jetë pjesë e La Ligas. Në një video që po qarkullon nëpër rrjetet sociale, shihet Muriqi duke kërcyer në mes të tifozëve, të cilët këndojnë dhe i kërkojnë atij të mbetet në klub edhe sezonin tjetër.
Ata dëgjohen duke brohoritur “Muriqi qëndro” pasi janë të kënaqur me paraqitjet e sulmuesit kosovar. Në fakt, Muriqi ndihmoi me një asistim në fitoren 2:0 të Mallorcas në udhëtim te Osasuna, me të cilën edhe e siguruan mbijetesën duke e mbyllur sezonin në pozitën e 16-të në tabelë.
Muriqi në fillim të këtij viti u huazua te Mallorca nga Lazio dhe me fanellën e ekipit spanjoll ka shënuar pesë gola dhe ka bërë tri asistime në 16 paraqitje në të gjitha garat. Lazio është duke kërkuar rreth 13 milionë euro për shitjen e Muriqit, i cili ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2025.
"Muriqi quédate"
— Deportescopebaleares (@deportescopebal) May 23, 2022
? @teresarocaale pic.twitter.com/WuVACiylKM