Aston Villa është përforcuar me futbollistin e Francës, Boubacar Kamara.
Klubi anglez të hënën ka njoftuar se Kamara ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare.
Mesfushori 22-vjeçar pati një sezon fantastik te Marseille.
Ai klubit anglez iu bashkua si lojtar i lirë.
Trajneri Steven Gerrard ka thënë se Kamara është lojtar premtues në futbollin evropian.
“Jam i kënaqur që kemi transferuar një nga talentet e rinj më premtues në futbollin evropian. Ne kemi një plan shumë të qartë për ta bërë ekipin tonë më të fortë dhe Kamara do të jetë pjesë e rëndësishme e planit tonë”, ka thënë Gerrard për faqen zyrtare të klubit.
Në Ligue 1, Kamara shënoi një gol dhe asistoi një herë në 34 ndeshje.