Adnan Januzaj do të largohet nga Real Sociedadi.
Largimi i Januzajt është bërë i ditur të hënën nga klubi spanjoll.
“Real Sociedadi njofton se Adnan Januzaj dhe Nacho Monreal nuk do të vazhdojnë me klubin prej sezonit të ardhshëm. Klubi falënderon Januzajn dhe Nachon për përkushtimin gjatë qëndrimit të tyre me ne, ndërsa i uron më të mirat për të ardhmen e tyre personale dhe profesionale”, shkruan në njoftimin e Sociedadit.
Mesfushori kosovar i Belgjikës te Sociedadi u transferua në vitin 2017, ndërsa ka shënuar 23 gola në 167 ndeshje.
Januzaj me Sociedadin ka marrë pjesë në tre edicione të Ligës së Evropës.