Sport

Drita e mbyll si nënkampione sezonin

 

Drita e ka mbyllur me fitore të thellë edicionin 2021/2022 të Superligës së Kosovës në futboll. Drita të dielën mposhti Ulpianën me rezultatin 5:0 në Gjilan.

Dy gola në fitoren e Dritës i shënoi Ardit Tahiri (10’, 66’), ndërsa nga një gol realizuan Astrit Fazli (7’), Dienit Isufi (82’) dhe Almir Ajzeraj (89’).