1 perditesime
17:02

Malisheva në barazh

Malishevës i është dashur vetëm fitorja përballë Dukagjinit për t’i ikur zonës së barazhit.

Një gjë të tillë nuk e ka arritur të dielën në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë dhe të shtunën e ardhshme do të ballafaqohet me Vushtrrinë, në ndeshjen e barazhit.

Ballafaqimi i barazhit luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Pavarësisht se Malisheva dominoi me disa raste për shënim, nuk arriti të realizonte përballë Dukagjinit të Klinës. Portieri i vizitorëve, Altik Muhaxhiri, luajti rol vendimtar.

Ndeshja u mbyll me rezultatin e barabartë, 0:0, ndërsa u përcoll me tensione.

fundin e ndeshjes, Hasan Hyseni i Malishevës dhe Dren Gashi i Dukagjinit, u përjashtuan direkt me të kuq për shkak të një kacafytjeje.

Malisheva e mbyll kampionatin e rregullt në Superligën e Kosovës në futboll në vendin e tetë me 48 pikë, dy më pak se Drenica e Dukagjini.

15:53

Pa gola në pjesën e parë në Malishevë

Nuk janë shënuar gola në pjesën e parë të ndeshjes mes Malishevës dhe Dukagjinit. Ndeshja i takon xhiros së fundit (36) të Superligës së Kosovës në futboll dhe është vendimtare për t’i ikur barazhit.

Malishevës i duhet fitorja.

Ka pasur tensione në lojë, por jo edhe gola të shënuar.