Sport

Villarreali kërkon 65 milionë euro për Torresin

Skuadra e Villarealit i ka vendosur çmimin qendërmbrojtësit Pau Torres.

“Mundo Deportivo” ka bërë të ditur se klubi po kërkon jo më pak se 65 milionë euro për ta lejuar largimin e spanjollit gjatë kësaj vere.

Torres ka shkëlqyer këtë edicion me Villarrealin, duke tërhequr vëmendjen e skuadrave të njohura evropiane.

Ai ka kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2024.