Manchester Unitedi po planifikon të largojë së paku 10 futbollistë gjatë afatit kalimtar të verës.
Trajneri Erik ten Hag u ka bërë me dije drejtuesve të klubit për futbollistët të cilët nuk i llogarit në sezonin e ri.
“Daily Mail” ka bërë të ditur të shtunën se në mesin e lojtarëve që do të largohen janë Paul Pogba, Edinson Cavani, Jesse Lingard, Juan Mata, Nemanja Matiq, Lee Grant, Dean Henderson, Aaron Wan-Bissaka, Eric Bailly dhe Phil Jones.
Me shitjen e këtyre lojtarëve klubi synon të krijojë një buxhet për të sjellë përforcime të reja në “Old Trafford”.