Sport

Lyoni fiton Championsin mposht Barcelonën në finale

Lyoni ka fituar Champions Leaguen në konkurrencën e femrave, duke e mposhtur në finalen e madhe Barcelonën me rezultatin 3:1

Finalja e së shtunës u luajt në “Allianz Stadium” të Juventusit.

Për skuadrën franceze ky është Championsi i tetë i fituar në histori të klubit.

Skuadra franceze e siguroi fitoren në pjesën e parë duke shënuar tre gola.

Amandine Henry realizoi gol të bukur në minutën e gjashtë për 1:0.

Në minutën e 23-të Ada Hegerberg dyfishoi rezultatin.

Golin e tretë e realizoi Catarina Macario në minutën e 33-të.

Barcelona ngushtoi rezultatin në minutën e 41-të me golin e shënuar nga Alexia Putellas për 3:1.

Në pjesën e dytë Barcelona tentoi të rikthejë rezultatin, por pa sukses.