Sport

Barcelona ia cakton çmimin Destit

Sergino Dest do të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere. Trajneri Xavi Hernandez u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se nuk llogarit në shërbimet e mbrojtësit të krahut për sezonin e ri.

Katalunasit, sipas mediave spanjolle, i kanë vendosur çmimin prej 30 milionë eurosh lojtarit.

Për shërbimet e 21-vjeçarit interesim ka shprehur Manchester Unitedi.

Dest këtë edicion ka luajtur në 21 ndeshje në La Liga duke bërë tri asistime.