Legjenda e Brazilit, Cafu, e ka përgëzuar yllin e Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, dhe e ka vlerësuar atë duke thënë se është “një prej lojtarëve më të mirë në botë në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë”.
Anglezi ka impresionuar me paraqitje që nga dita e parë në “Anfield”, ndërsa është duke e mbyllur një tjetër sezon fantastik.
“E kam përcjellë Alexander-Arnoldin dhe kampanjën që e ka pasur me Liverpoolin. Progresi i tij në vitet e fundit ka qenë i jashtëzakonshëm dhe ai është një prej mbrojtësve më të mirë në atë pozitë. Është i ri, i fuqishëm dhe është zhvilluar shumë, duke marrë parasysh moshën që e ka. Ai ka shumë eksperiencë dhe shoh shumë ngjashmëri mes meje dhe atij. Të dy kemi pasur dëshirë dhe përkushtim për fazën e sulmit”, ka thënë Cafu të shtunën për “BBC Sport”.
Alexander-Arnold 23-vjeçar ka luajtur në 45 ndeshje në të gjitha garat sivjet, ndërsa ka dhuruar dy gola e 19 asistime për Liverpoolin.