Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte, është i interesuar në shërbimet e mesfushorit të Napolit, Piotr Zielinski, kanë raportuar mediat në Itali të shtunën.
28-vjeçari Zielinski është bërë lojtar i rëndësishëm për mesfushën e Napolit në sezonet e fundit, ani pse forma e tij në pjesën e dytë të këtij sezoni ka pësuar rënie, pas telasheve të mëdha që pati me koronavirus.
Për Zielinskin, pëlqim të madh ka edhe drejtori i Tottenhamit, Fabio Paratici, ndërsa Conte e dëshironte atë edhe në verën e vitit 2019, kur ishte pjesë e Interit.
Zielinski u transferua në Itali nga Udinese në vitin 2012, ndërsa Napolit iu bashkua katër vjet më vonë. Periudhë të shkurtër kaloi edhe tek Empoli.
Polaku në këtë edicion ka luajtur në 41 ndeshje në të gjitha garat. Ka shënuar shtatë gola dhe ka regjistruar pesë asistime.