Sport

Policia nis hetimet për tentim-përleshjen mes Vieiras dhe tifozit

 

Policia ka nisur hetimet të premten pasi trajneri i Crystal Palacet, Patrick Vieira, ishte i përfshirë në një tentim-përleshje me një tifoz, në serinë e fundit të hyrjes së tifozëve në fushë, që është përhapur në fund të kampionateve në futbollin anglez.

Federata e Futbollit të Anglisë ka thënë se është “shumë e shqetësuar” për këtë trend dhe ka konfirmuar se është duke hetuar incidentin në “Goodison Park”, si dhe të tjerët që ndodhën më herët gjatë kësaj jave. Federata u ka bërë thirrje klubeve që ta marrin me seriozitet punën e sigurisë.