Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte, ka thënë se Harry Kane do të jetë i gatshëm për lojë në ndeshjen vendimtare, pavarësisht se nuk është ndier mirë.
Kane ka qenë i sëmurë bashkë me disa lojtarë të tjerë dhe anëtarë të stafit, por Conte ka mohuar se ka pasur helmim nga ushqimi.
Skuadra e vendit të katërt në Premier League, Tottenhami, do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër nëse arrin fitoren te Norwich City të dielën.
Lajmi për helmimin e lojtarëve u përhap nga ish-sulmuesi i Tottenhamit, Gary Lineker, në rrjetin social “Twitter” të premten. Ai ka shkruar se “ka dëgjuar për një helmim nga ushqimi”.
Tottenhami pati një rast të tillë në ditën finale në vitin 2006 kur humbi 2:1 nga West Hami dhe nuk u kualifikua në Ligën e Kampionëve, pasi e zuri rivali, Arsenali.
Për çudi, Arsenali, që zë vendin e pestë dhe ka dy pikë më pak se Tottenhami, do të dilte mbi Tottenhamin nëse mposht të dielën Evertonin, ndërsa skuadra e Contes humb nga Norwichi i rënë nga liga.
Kapiteni i Anglisë, Kane, 28-vjeçar, ka shënuar 16 gola këtë edicion në Premier League.