Qendërmbrojtësi i Torinos, Gleison Bremer, është zgjedhur mbrojtësi më i mirë i edicionit në Serie A.
Braziliani 25-vjeçar, që po kërkohet nga shumë skuadra të mëdha në Evropë, e ka përforcuar mbrojtjen e Torinos qëkur u transferua nga Atletico Mineiro në vitin 2018.
Ky vlerësohet të jetë edicioni më i mirë i tij. Ai ndër të tjera realizoi tre gola dhe dhuroi një asistim.
“Lega Serie A” e zgjodhi bashkëlojtarin e Mërgim Vojvodës e Etrit Berishës si mbrojtësin më të mirë për këtë edicion, ndërsa e quajti “mur të pakalueshëm”.
Për Bremerin interesim kanë shprehur Interi, Milani, Napoli, Manchester Unitedi, Paris Saint-Germaini, Arsenali, Tottenhami, Chelsea, Liverpooli, Newcastle dhe Leicester City.
Çmimi i tij vlerësohet 50 milionë euro.
Kroati Marcelo Brozoviq e fitoi epitetin e mesfushorit më të mirë të elitës së futbollit italian. Immobile u shpall sulmuesi më i mirë, ndërsa bashkëlojtari i Amir Rrahmanit, Victor Osimhen, u zgjodh sulmuesi më i mirë i ri.