Chelsea barazoi me Leicester Cityn në ndeshjen e mbetur të xhiros së 27-të të Premier Leagues, por siguroi vendin e tretë në Premier League.
Chelsea dhe Leicester City të enjten mbrëma barazuan me rezultatin 1:1 në “Stamford Bridge”.
“Blutë e Londrës” që u mposhtën në Kupën FA në finale nga Liverpooli, pranuan gol në minutën e gjashtë kur James Maddison mposhti portierin Edouard Mendy. Megjithatë, Marcos Alonso i barazoi shifrat në minutën e 34-t me një gol të bukur.
Chelsea dominoi në pjesën e dytë dhe pati disa mundësi shënimi, por nuk mori pikët e plota.
Rezultati e mban Chelsean në vendin e tretë 71 pikë, tri pikë më shumë se Tottenhami i vendit të katërt, por ka goldallim shumë më të mirë. Leicesteri në pozitën e nëntë ka 49 pikë.