Trajneri i ardhshëm i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, po kërkon çdo ditë raport nga drejtuesit e klubit rreth transferimit të Frenkie de Jongut të Barcelonës.
Gazetari spanjoll, Gerard Romero, ka raportuar të martën se Ten Hag është i etur për t’u ribashkuar te Manchesteri me futbollistin e përfaqësueses së Holandës. 25-vjeçari me Barcelonën ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Ai te klubi spanjoll u transferua në verën e vitit 2018 nga Ajaxi.
Te Ajaxi, De Jong punoi me Ten Hagun. Holandezi edicionin aktual ka luajtur 46 ndeshje, ndërsa ka shënuar katër gola dhe ka kontribuuar me pesë asistime.