Arsenali është befasuar të hënën në udhëtim nga Newcastle Unitedi, duke u mposhtur me rezultatin 2:0.
Me këtë humbje “Topçinjtë” rrezikojnë seriozisht pjesëmarrjen në Ligen e Kampionëve në edicionin e ardhshëm
Ndeshja i ka takuar xhiros së 37-të, të parafundit, në elitën e futbollit anglez.
Te londinezët ndeshjen e kompletoi Granit Xhaka.
Në minutën e 56-të, Ben White, shënoi autogol për t’i dhënë epërsinë prej 1:0 Newcastlet.
Nikoqirët shënuan golin e dytë në minutën e 85-të, me Bruno Guimares për 2:0.
Arsenali mbanë pozitën e pestë me 66 pikë, dy më pak se Tottenhami që është në vendin e katërt. Vendi i katërt është i fundit që nga Premier League siguron pjesëmarrjen në Champions.
Në xhiron e fundit Arsenali e pret Evertonin, derisa Tottenhami do të jetë mysafir i Norwichit tashmë të larguar nga Premier League. Kështu gjasat e Arsenalit janë fare të vogla për kthim në Champions.