Drita e Gjilanit ka nisur me vazhdimin e kontratave të lojtarëve.
Të hënën mbrëma, Drita ka njoftuar se ka vazhduar edhe për tri vjet bashkëpunimin me kapitenin Ardian Limani. Limani ka nënshkruar kontratën në prani të drejtorit sportiv, Valon Zymberi, ka njoftuar klubi gjilanas.
“FC Drita i dëshiron suksese në vazhdimësi Ardit, që bashkërisht të arrijmë suksese edhe më të mëdha. Kujtojmë që Ardian Limani u ribashkua me ne në vitin 2017 dhe që atëherë është pjesë e rëndësishme e klubit dhe sukseseve tona”, ka njoftuar Drita, që pas disa ditësh paraqitet në finale të Kupës së Kosovës në futboll. Drita javën e kaluar vazhdoi bashkëpunimin edhe me trajnerin Ardian Nuhiu.