Sport

West Hami “shokon” Manchester Cityn në pjesën e parë

West Ham United

Manchester City është duke pësuar humbje nga West Hami, 2:0, në udhëtim.

Në pjesën e parë “Çekanët” i kanë shënuar dy gola ndaj kampionit në fuqi të Anglisë.

Të dy golat për londinezët i realizoi Jarrod Bowen. Ai shënoi në minutën e 24-t dhe të 45-të.

Ndeshja i takon xhiros së 37-të të elitës së futbollit anglez. Ndeshja është me rëndësi në garën për titull.