Sport

Goditet një tifoz i Yllit, ekipi refuzon të luajë

Descriptive Text

Skuadra e Golden Eagle Yllit ka refuzuar ta fillojë çerekun e tretë ndaj Sigal Prishtinës pa praninë e Policisë. Arsyeja për këtë është se gjatë pushimit pas çerekut të dytë, një tifoz i Yllit është qëlluar me gjësend nga tifozët e Prishtinës dhe kjo ka bërë që lojtarët e Yllit të kthehen në zhveshtore pasi dolën në fushë për ta filluar çerekun e tretë.

Pas dy çerekëve të luajtur, rezultati është 35:28 në favor të Yllit.

Kjo është ndeshja e tretë e serisë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll dhe rezultati aktualisht është 2:0 në favor të ekipit nga Suhareka.

Me fitore eventuale, Ylli do të plasohet në finale të plejofit.