Ylli eliminon Prishtinën, kalon në finale të plejofit

Ylli eliminon Prishtinën, kalon në finale të plejofit
Golden Eagle Ylli është finalisti i parë në plejofin e Superligës së Kosovës në basketboll. Skuadra nga Suhareka ka eliminuar Sigal Prishtinën në serinë gjysmëfinale, të cilën e mposhti me rezultatin e përgjithshëm 3:0. Në duelin e tretë, të luajtur në Prishtinë, skuadra e Yllit triumfoi me shifrat 75:56.
Prishtina vetëm në fillim të ndeshjes pati një epërsi të lehtë, përpara se Ylli të rikthehet dhe ta mbyllë çerekun e parë me tetë pikë epërsi (18:11). Çereku i dytë edhe pse ishte i barabartë, Ylli arriti ta mbajë epërsinë prej shtatë pikëve dhe të shkojë në pushim me rezultatin 35:28.
Çereku i tretë rifilloi pas një vonese prej 15 minutave për shkak se Ylli kërkoi praninë e policisë pasi një tifoz suharekas u qëllua me gjësend nga një i Prishtinës. Edhe në çerekun e tretë, Ylli ishte dominues dhe e mbylli këtë periudhë me 21 pikë epërsi (60:39). Në dhjetëminutëshin e fundit, Ylli e administroi epërsinë e krijuar për ta mbyllur ndeshjen dhe konfirmuar kalimin në finale.
Katër lojtarë te Ylli, e përfunduan ndeshjen me pikë dyshifrore. Mikaile Tmushiq me 15 pikë të shënuara ishte më i dalluari, i përcjell nga Chris Harris e Erjon Kastrati me nga 14 pikë secili, kurse Dajaun Graf shtoi 13 sosh.
Te Prishtina, Muhamedali Janjeva pati 13 pikë kurse Jetmir Zeqiri shtoi 11 sosh.
Ylli është kampion në fuqi dhe në serinë finale do të takohet me fituesin e gjysmëfinales tjetër që po luhet ndërmjet Trepçës dhe Pejës.
Aktualisht, Trepça po avancon 2:0 me rezultatin e përgjithshëm pas dy ndeshjeve të luajtura deri më tani. Ndeshja e tretë mes këtyre ekipeve do të luhet të dielën në Pejë prej orës 17:00.
Në rast të triumfit të Trepçës, atëherë në finale me Yllin do të përballet ekipi nga Mitrovica.
Me fitoren e Pejës, kjo seri do të vazhdojë pasi rezultati do të ngushtohet.
Kampioni i këtij sezoni do të vendoset me tri ndeshje të zhvilluara, ndërsa Ylli do ta ketë përparësinë e terrenit vendas.
Ylli kthehet në parket, rinis ndeshja
Pas 15 minutave, Ylli është kthyer në parket për ta vazhduar lojën kundër Prishtinës.
Policia ka mbërritur në sallë.
Loja ka nisur nga çereku i tretë, teksa rezultati aktual është 35:28 në favor të skuadrës nga Suhareka.
Goditet një tifoz i Yllit, ekipi refuzon të luajë
Skuadra e Golden Eagle Yllit ka refuzuar ta fillojë çerekun e tretë ndaj Sigal Prishtinës pa praninë e Policisë. Arsyeja për këtë është se gjatë pushimit pas çerekut të dytë, një tifoz i Yllit është qëlluar me gjësend nga tifozët e Prishtinës dhe kjo ka bërë që lojtarët e Yllit të kthehen në zhveshtore pasi dolën në fushë për ta filluar çerekun e tretë.
Pas dy çerekëve të luajtur, rezultati është 35:28 në favor të Yllit.
Kjo është ndeshja e tretë e serisë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll dhe rezultati aktualisht është 2:0 në favor të ekipit nga Suhareka.
Me fitore eventuale, Ylli do të plasohet në finale të plejofit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Monza i merr pikë Lazios

Manchesteri triumfon në udhëtim ndaj Burnley

Muja zëvendësues në barazimin e Antwerpit

Fazliji shënon gol për një pikë të St. Gallenit

Sahiti ia siguron tri pikët Hajdukut me supergol

Prishtina vetëm pas vazhdimit fiton ndaj Prizrenit

Barcelona fiton me përmbysje të rezultatit

Sassuolo mposht Juventusin, Gatti me “superautogol”

Pas sulmit ndaj Fetahajt reagon FC Suhareka

City vazhdon me fitore në Premier League

Çeku zbulon planin 5-vjeçar: Rinovohen e ndërtohen 27 stadiume
