Sport

Shkaku i pandemisë, Kina nuk do të jetë nikoqire e Kupës së Azisë

Shkaku i pandemisë, Kina nuk do të jetë nikoqire e Kupës së Azisë

Kina është tërhequr dhe nuk do të jetë nikoqire e Kupës së Azisë 2023.

Lajmi është bërë i ditur të shtunën dhe është anulimi i fundit i këtij shteti nga ngjarjet sportive, për shkak të pandemisë COVID-19.

Konfederata e Futbollit të Azisë ka përgëzuar zyrtarët e futbollit kinez për marrjen e “këtij vendimi shumë të vështirë, por të nevojshëm për interesin e përgjithshëm të Kupës së Azisë”.

Gara me 24 shtete pjesëmarrëse duhej të luhej në 10 qytete në stadiume të sapondërtuara, në muajt qershor-korrik të vitit të ardhshëm.

Tërheqja e Kinës u lë rrugë Katarit apo Arabisë Saudite që të jenë nikoqir të kësaj gare.

Që të dyja po provojnë të jenë nikoqire edhe të edicionit 2027, bashkë me Indinë dhe Iranin.

Kina është dashur të jetë edhe nikoqire e Lojërave të Azisë 2022 në Hangzhou në muajin shtator, por edhe kjo ngjarje është shtyrë.

Kina ishte nikoqire e Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin, edhe pse me masa të rrepta për parandalim të koronavirusit.