Roma është duke bërë luftë të madhe që në edicionin e ardhshëm, në radhët e veta, ta ketë sulmuesin e krahut, Ola Solbakken.
Solbakken është pjesë e skuadrës norvegjeze Bodo/Glimt, dhe është 23-vjeçar.
Ai ka kontratë me skuadrën norvegjeze deri në vitin 2022.
Megjithatë, “Daily Record” ka shkruar të shtunën se “giallorossët” duhet ta mposhtin konkurrencën e Celticut skocez.
Solbakken ka luajtur në 19 ndeshje në të gjitha garat në këtë edicion dhe ka tetë gola të shënuar e pesë asistime.