Sport

Di Maria pëlqen fanellat e reja të Juventusit

Angel Di Maria ka “pëlqyer” në “Instagram” fanellat e reja të Juventusit.

Disa nga tifozët që e kanë parë një gjë të tillë kanë shpërthyer me komente, duke thënë se argjentinasi do ta bartë këtë fanellë në sezonin tjetër.

Di Maria, që aktualisht luan te PSG-ja në Francë, është pa kontratë në fund të sezonit dhe është folur shumë se do t’u bashkohet “bianconerëve”.

34-vjeçari Di Maria u transferua në Evropë në vitin 2007, kur iu bashkua Benficas nga Rosario Central.

Në vitin 2010 u transferua nga Jose Mourinho te Real Madridi, ku qëndroi për katër sezone.

E fitoi Ligën e Kampionëve në paraqitjen e fundit me këtë skuadër.

Pas sezonit të vështirë te Manchester Unitedi, ai u transferua te PSG-ja në vitin 2015.