Sport

Mourinho është lodhur nga gjyqtarët që suspendohen pas ndeshjeve të Romës

Jose Mourinho ka thënë të premten se është i lodhur kur sheh gjyqtarë të suspenduar për gabimet që janë bërë kundër skuadrës së tij, Romës.

Mourinho kërkoi shpjegim të VAR-it, pas duelit që Rick Karsdorp i Romës pati me Nico Gonzalezin e Fiorentinas. Pas atij rasti u dha penallti për Fiorentinën, që në fund fitoi 2:0.

Që nga ajo ndeshje, Banti është i suspenduar për pjesën e mbetur të kampanjës.

“Jemi të lodhur nga zyrtarët e VAR-it që dënohen dhe suspendohen pas gabimeve që bëhen ndaj nesh. Suspendimi i tyre do të thotë pranim i gabimit, por kush na kthen neve pikët?”, ka thënë Mourinho.

Gjyqtari Fabio Maresca po ashtu është suspenduar pas fitores së Milanit 3:2 kundër Romës në muajin nëntor.