Sport

Kosova U19 udhëton në Itali

Përfaqësuesja e Kosovës U19 në futboll do të garojë në turneun “Roma Caput Mundi”, që zhvillohet në Itali.

Pas grumbullimit dyditor, përzgjedhësi Ramiz Krasniqi ka thënë për sajtin zyrtar të FFK-së se është i kënaqur me formën e lojtarëve dhe se synon paraqitje të mirë në Itali.

Ky turne do të shërbejë si përgatitje për kualifikimet e Evropianit, që zhvillohen në muajin tetor.

FFK-ja ka shkruar të premten se skuadra udhëton për ta mbrojtur epitetin e kampionit të turneut që e kishte fituar vitin e kaluar.