Sport

Xhoxhaj të shtunën në Gjermani sfidon titullin WBO Inter-Continental

Roman Fress - Armend Xhoxhaj - WBO Inter-Continental

Boksieri prizrenas Armend Xhoxhaj të shtunën mbrëma në Magdeburg të Gjermanisë do të përballet me gjermanin Roman Fress për titullin WBO Inter-Continental në peshën kruzer.

Për Xhoxhajn 28-vjeçar është meçi i 16-të në boksin profesionist. Ai i ka 13 fitore (7 KO) dhe dy humbje.

“Nuk i mbylli sytë dhe imagjinoj gjëra. Jam në realitet dhe Romani do ta përjetojë të shtunën këtë realitet kur ngrihet nga dyshemeja dhe ne marrim brezin e kampionit në Nurnberg!” tha Xhoxhaj në konferencë për media, raporton faqja zyrtare e SES Boxingut.

E Fress 28-vjeçar i ka fituar të 15 meçet e deritashme në boks profesionist, prej tyre nëntë me nokaut. Ai është pronar i titullit WBO Inter-Continental.

“Së fundi kam lexuar shumë libra për stërvitje mentale. Metoda quhet vizualizim. E imagjinoj veten fitore, nuk mendoj për humbje. Nuk mendoj as të goditem. Thjeshtë koncentrohem në forcat e mia – dhe kështu ndjehem mentalisht top”, tha Roman Fress.