Borussia Dortmundi nuk do të udhëtojë në Izrael në këtë muaj ashtu siç ishte planifikuar, ka mësuar mediumi “DW” të premten.
Klubi ishte dashur që të shkonte në këtë shtet pas sezonit dhe të organizonte një ndeshje miqësore me skuadrën nga Premier League e Izraelit, Maccabi Netanya, më 17 maj, por ky udhëtim do të shtyhet për një datë tjetër.
Burimet i kanë thënë “DW-së” se arsyeja e shtyrjes së këtij udhëtimi është situata e tensionuar në Izrael.