Sport

Daja: Sot ishim më shumë në festë se në fushë

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja nuk ka mbetur shumë i kënaqur me atë që lojtarët e tij treguan në fushë kundër Malishevës. Ballkani, i cili tashmë është kampion i Kosovës në futboll, u mposht të enjten në Suharekë nga Malisheva me rezultatin 3:2.

Pas ndeshjes, trajneri Daja ka thënë se ekipi i tij në këtë ndeshje më shumë ishte në festë sesa në fushë.

“Me shpalljen kampion u pa që motivimi i lojtarëve dhe roli i tyre në fushë në këtë ndeshje nuk ishte i duhuri. Janë gjëra që ndodhin, por personalisht do të preferoja që ndeshjet që i kemi deri në fund, ti vlerësojmë në maksimum. Deri te fillimi i garave evropiane i kemi edhe dy muaj dhe nuk duhet ta ulim ritmin nëse duam të bëjmë diçka”, është shprehur Daja.

“Malisheva e bëri punën e vet dhe e përgëzoj. Sot, ne ishim më shumë se festë se në fushë”.