Skuadra e Malishevës ka kaluar në epërsi ndaj Ballkanit, në ndeshjen që po luhet në Suharekë dhe i takon xhiros së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Rezultati në këtë takim është zhbllokuar në minutën e 11-të, kur sulmuesi i Malishevës, Ronald Sobowale që mposhti portierin e Ballkanit, Stivi Frashërin. Sobowale shënoi nga afërsia pas asistimit të Dren Kryeziut nga krahu i djathtë.
Për Malishevën që po lufton për t’i i kur zonës së barazhit, fitorja në këtë ndeshje është shumë e rëndësishme. Në anën tjetër, Ballkani të mërkurën është konfirmuar kampion i Kosovës për këtë sezon.