Sport

Hyseni: Gjilani kishte vështirësi, synim pozita e dytë

Gjilani dhe Drita barazuan të mërkurën në kuadër të xhiros së 33-të të Superligës dhe ky rezultat e shpalli Ballkanin kampion për herë të parë në histori.

Gjilani dhe Drita barazuan pa gola në stadiumin me bar sintetik në Gjilan.

Për trajnerin e përkohshëm të Gjilanit, Alban Hyseni, objektivi i vetëm këtë sezon mbetet pozita e dytë në tabelë.

“Realisht e filluam ndeshjen shumë mirë. Por, prej minutës së 20-të, i patëm disa momente të vështira, megjithatë e morëm veten. Në pjesën e dytë dolëm nga presioni. Mbetet të shihet në fund të sezonit, ta analizojmë se ku kemi gabuar në këtë edicion. Pozita e dytë do të ishte më e mira për këtë sezon”, ka thënë Hyseni pas ndeshjes.