Milani ka arritur marrëveshje me skuadrën e Lille për mesfushorin Renato Sanches.
Siç njoftoi “Calciomeracto” të dielën, klubi francez ka pranuar ofertën prej 20 milionë euro nga klubi italian.
Sanches do t’i bashkohet në verës “Rossonerëve” pasi është pajtuar me kushtet e ofruara nga drejtuesit e klubit.
24-vjeçari këtë edicion në 23 paraqitje në elitën e futbollit francez ka shënuar dy gola dhe ka bërë pesë asistime.