Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi fiton dhe mban hapin me Milanin

Interi ka shënuar fitore të vështirë të dielën në udhëtim te Udinese, me shifrat 2:1.

Me këtë fitore kampioni në fuqi mban hapin me Milanin në garë për titull të kampionit në Serie A.

Ndeshja i ka takuar xhiros së 35-të të elitës së futbollit italian.

Në minutën e 12-të Interi shënoi me Ivan Perishiq.

Lautaro Martinez dyfishoi epërsinë në minutën e 39-të.

Në pjesën e dytë Ignacio Pussetto ngushtoi rezultatin në 2:1, me golin e shënuar në minutën e 72-të.

Me këtë fitore Interi është në pozitën e dytë me 75 pikë, dy më pak se Milani që prin në renditje.

Edhe Interi kthehet te fitorja, mposht Udinesen Futboll Interi kthehet te fitorja, mposht Udinesen

Udinese pozicionohet në vendin e 12-të me 43 pikë.

GOLAT: