Ardon Jashari po shndërrohet në lojtar të rëndësishëm në kampionatin zviceran. Ai të dielën shënoi gol për Luzernin që fitoi 3:0 ndaj Lausannes. Ndeshja i takoi xhiros së 32-të.
Jashari shënoi në minutën e 54-t për rezultatin 2:0.
Fitorja ishte me shumë rëndësi për Luzernin, që thuajse ka shmangur largimin direkt. Luzerni është i nënti (parafundit) me 30 pikë. Kjo pozitë në fund dërgon në plejaut. Laussane është e fundit me 20 pikë. Sioni është i teti me 34 pikë, ndërsa deri në fund kanë mbetur edhe katër xhiro.
Te Luzerni luajtën edhe Denis Simani e Lorik Emini.
Mesfushori defanziv, Jashari, është 19-vjeçar kurse luan për U21 të Zvicrës.