3 perditesime
16:54

Gjilani fiton bindshëm ndaj Ulpianës

Gjilani është kthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në futboll.

Të shtunën në udhëtim ka mposhtur Ulpianën me rezultatin e thellë 4:0. Kjo ndeshje i ka takuar xhiros së 32-të në elitën e futbollit kosovar.

Në minutën e 35-të Gjilani kaloi në epërsi me golin e Gerard Prognit pas asistimit të Elton Cales.

Në minutën e 44-të ishte sërish Progni që realizoi për 2:0 pas asistimit të Blerim Krasniqit.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Gjilanasit shënuan edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë.

Në minutën e 65-të Krasniqi asistoi sërish kësaj radhe për Albert Dabiqajn që realizoi për 3:0.

Sulmuesi Progni “hat-tricun” në këtë ndeshje e kompletoi në minutën e 72-të. Ai realizoi për 4:0 me të cilin rezultat u mbyll takimi.

Gjilani pas kësaj fitoreje pas 32 ndeshjeve ka 58 pikë.

Ulpiana mbetet në pozitën e nëntë me 24 sosh.

16:35

Progni kompleton “hat-trickun” ndaj Ulpianës

Gjilani ka ngritur epërsinë në 4:0 në ndeshjen ndaj Ulpianës.

Golin e katërt për ekipin gjilanas e shënoi Gerard Progni në minutën e 72-të.

Sulmuesi kompletoi “hat-trickun” në këtë sfidë.

16:31

Gjilani shënon edhe golin e tretë ndaj Ulpianës

Gjilani ka shënuar edhe golin e tretë në ndeshjen ndaj Ulpianës.

Në minutën e 65-të Blerim Krasniqi asistoi te Albert Dabiqaj që realizoi për 3:0.

Dy golat e parë i realizoi Progni.

15:44

Gjilani shënon golin e parë në Lipjan

Gjilani ka kaluar në avantazh në ndeshjen në udhëtim te Ulpiana.

Golin e avantazhit për gjilanasit në ndeshjen që po luhet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, e shënoi Gerhard Progni pas asistimit të Elton Cales në minutën e 35-të.

Ndeshja i takon xhiros së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll.