Sport

“Kolonia” shqiptare në Zuerich gati për festë në stadiumin e rivalit më të madh

 

Zuerichu është në prag të titullit të kampionit në Zvicër. Pesë xhiro para fundit të edicionit udhëheq me 69 pikë, 13 më shumë se Baseli i vendit të dytë. Zuerichu e Baseli kanë rivalitet të madh, ndërsa dy skuadrat të dielën takohen në stadiumin e Baselit. Zuerichut i mjafton një pikë për ta fituar titullin e kampionit.

Derisa Taulant Xhaka ka thënë se Baseli do të bëjë të pamundurën që të shtyjë festën e Zuerichut, shqiptarët e shumtë të skuadrës lidere kanë plane të tjera.