Sport

Sulmuesi kosovar shënon tjetër gol në Champions

leonard pllana, sport, futboll, goli

Sulmuesi kosovar, Leonard Pllana, ka shënuar tjetër gol në Ligën e Kampionëve të Azisë. Pllana të mërkurën mbrëma realizoi për skuadrën jugkoreane, Jeonnam Dragons që fitoi 2:0 ndaj United City të Filipineve.

Pllana në lojë hyri në minutën e 51-të, ndërsa realizoi për 1:0 në minutën e 58-të. Ndeshja u luajt në Tajlandë, ku po zhvillohet turneu i grupit G. Jeonnam Dragons është i treti në grup me 7 pikë nga 5 ndeshje. Udhëheq Pathum United i Tajlandës me 11 pikë, ndërsa Melbousne City i Australisë është i dyti me 9 pikë. United City është pa pikë.

Më 30 prill, Jeonnam Dragons takohet me Pathum United. Skuadra e Pllanës është në garë për kualifikim nga pozita e dytë. Pllana kishte shënuar edhe në ndeshjen e parë ndaj United City, më 15 prill.

25-vjeçari në janar kaloi në ekipin nga Korea e Jugut pas disa vjetësh karrierë në Suedi. Ai karrierën e ka nisur në Mitrovicë.

 
Leonard Pllana's superb finish

? finish from Leonard Pllana ? #ACL2022 | #JNDvUCF | 전남드래곤즈(Jeonnam Dragons FC)

Posted by AFC Champions League on Wednesday, April 27, 2022