Alban Hyseni, trajneri i përkohshëm i Gjilanit deri në fund të këtij edicioni, tha se rezultati 2:1 në të mirë të Prishtinës të mërkurën në Gjilan, nuk ishte epilog real i ndeshjes.
Ai deklaroi se ekipi tij pati paraqitje të mirë, me raste të shumta në të dyja pjesët e ndeshjes.
“Mendoj se kemi bërë paraqitje të mirë, krijuam raste si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën. Patëm disa momente krize në ndeshje, morëm gol nga penalltia në kohë të keqe. Pastaj në pjesën e dytë kërkuam të sulmonim dhe të mos ishim të kënaqur me rezultatin 1:1, morëm një gol që ishte pa meritë. Rezultati 2:1 nuk ishte real. Atmosfera në skuadër është e mirë, futbolli e ka këtë. Ne vazhdojmë ku kemi mbetur dhe do të luajmë deri në fund ndeshje pas ndeshje”, ka theksuar Hyseni.