Sport

Barcelona nis kontaktet për Nevesin

Skuadra e Barcelonës nuk e ka ndërmend të dorëzohet në tentimin për ta transferuar mesfushorin e Wolverhamptonit, Ruben Neves. Sajti “Sport” ka raportuar të martën se Barça ka nisur kontaktet për Nevesin, të cilin po synon ta transferojë gjatë kësaj vere.

Mësohet se Barcelona është në negociata me agjentin e Nevesit, Jorge Mendesin, për klientin e tij.

Në fakt, ishte pikërisht agjenti Mendes ai që mundësoi huazimin e Adama Traores nga Wolvesi te Barça. Neves është njëri prej lojtarëve kryesorë tek ekipi anglez kurse kartoni i tij vlerësohet mbi 50 milionë euro. 24-vjeçari ka kontratë me Ëolvesin deri në vitin 2024 kurse këtë edicion ka katër gola e dy asistime në 31 paraqitje.