1 perditesime
Sport

Muriqi shënon në fitoren e rëndësishme të Mallorcas

Muriqi shënon në fitoren e rëndësishme të Mallorcas
21:01

Muriqi shënon në fitoren e rëndësishme të Mallorcas

Vedat Muriqi ka gjetur golin në fitoren shumë të rëndësishme të Mallorcas ndaj Alavesit me rezultatin 2:1, në garën për mbijetesë.

Ndeshja i ka takuar xhiros së 33-të në La Liga.

Në minutën e 11-të Abdon Prats realizoi për 1:0. Muriqi shënoi gol të bukur në minutën e shtesë të pjesës së parë për rezultatin 2:0.

Ky është goli i katërt për Muriqin në La Liga. Ka edhe dy asistime.

Muriqi do të mungojë në ndeshjen e ardhshme ndaj Barcelonës shkaku i kartonëve të verdhë

Alaves në minutën e 73-të ngushtoi rezultatin në 2:1 me autogolin e shënuar nga Antonio Raillo.

Me këtë fitore Mallorca mban pozitën e 16-të me 32 pikë. Alaves mbetet i fundit me 25 sosh.

19:54

Muriqi realizon ndaj Alavesit

Vedat Muriqi ka realizuar gol për Mallorcan në përballje me Alavesin në xhiron e 33-të të La Ligas.

Sulmuesi kosovar shënoi në fund të pjesës së parë për të dyfishuar epërsinë e Mallorcas, (2:0) në ndeshjen e rëndësishme për mbijetesë.

Ishte goli i katërt për Muriqin, që ka edhe dy asistime.