Mbrojtësi i krahut të majtë, marokeni Noussair Mazraoui, pritet të jetë përforcimi i parë i Bayernit për sezonin e ardhshëm.
Fabrizio Romano ka njoftuar të martën se Mazraoui ka arritur marrëveshje personale me Bayernin, e cila do të zyrtarizohet gjatë këtij muaji. Marokeni 24-vjeçar te Bayerni do të transferohet si lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Ajaxin në fund të sezonit.
Ai me bavarezët do të firmosë kontratë pesëvjeçare. Mazraoui është produkt i Ajaxit, kurse pjesë e ekipit të parë është prej sezonit 2018/19. Këtë edicion ai ka realizuar pesë gola karshi katër asistimeve në 33 paraqitje në të gjitha garat. Gjithashtu ka edhe një gol të shënuar në 12 ndeshje për Përfaqësuesen e Marokut.