Sport

City arrin marrëveshje me Haalandin

Descriptive Text

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, norvegjezi Erling Haaland do ta vazhdojë karrierën në Angli. “Daily Mail” ka raportuar se Manchester City ka arritur marrëveshje personale me Haalandin, i cili do të bëhet lojtari më i paguar në kampionatin anglez.

Haaland te City do të ketë pagë javore prej 600 mijë eurosh, ndërsa pritet të firmosë kontrate pesëvjeçare. Për kartonin e 22-vjeçarit, City pritet t’ia paguajë Dortmundit rreth 80 milionë euro. Haaland është pjesë e ekipit gjerman prej vitit 2020 dhe ka kontratë deri në vitin 2024.

Këtë sezon, ai ka shënuar 25 gola në 26 paraqitje në të gjitha garat.