Mesfushori i Ballkanit, Nazmi Gripshi, është shpallur më i miri i xhiros së 29-të të Superligës së Kosovës në futboll. Kështu të paktën kanë vlerësuar lexuesit e portalit “KOHA.net”.
Gripshi ishte i pandalshëm në fitoren e Ballkanit ndaj Prishtinës. Ai bëri dy asistime, ndërsa siguroi edhe një penallti. Po ashtu goditi traversën.
Gripshi mori 27.1 për qind të votave të lexuesve të “koha.net”.
Arbër Shala i Dukagjinit, Ilir Krasniqi i Llapit, Keita Razak i Gjilanit dhe Ronald Sobowale i Malishevës ishin konkurrentë të Gripshit, sipas përzgjedhjes së redaksisë së sportit të KOHËS.