Sport

Ndonëse me mungesa të rëndësishme, xhudistët synojnë tjetër sukses kulmor në Evropian

nora gjakova, sport, xhudo, akil gjakova, distria krasniqi, majlinda kelmendi, 17 prill
 

Kampionati Evropian i vitit të kaluar do të mbetet në histori për xhudon kosovare dhe për Kosovën në përgjithësi. Me gjashtë xhudistë në ekip, Kosova kishte përfunduar si përfaqësuesja më e suksesshme e ngjarjes kryesore kontinentale që ishte mbajtur në Lisbonë të Portugalisë. Kosova kishte fituar medalje të arta me Distria Krasniqin dhe Akil Gjakovën, si dhe medalje të bronztë me Nora Gjakovën. Ky bilanc i kishte mundësuar që të jetë para Turqisë, Francës, Italisë, Sllovenisë, Portugalisë dhe vendeve të tjera evropiane.

Evropiani i këtij viti mbahet në Sofje të Bullgarisë prej 29 prillit deri më 1 maj. Xhudistët kosovarë janë në vlugun e përgatitjeve për njërën prej dy ngjarjeve kryesore të vitit.