Roma ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Konferencës, pasi e eliminoi Bodo/Glimtin norvegjez.
Italianët të enjten mbrëma fituan me rezultatin 4:0, pas një paraqitjeje të jashtëzakonshme. Romakët kalojnë tutje me rezultatin e përgjithshëm, 5:2.
Nicolo Zaniolo realizoi “hat-trick” në fitore, ndërsa vazhdon seria e gjashtë ndeshjeve pa disfatë në shtëpi, në këtë garë.
Tammy Abraham e hapi serinë e golave në minutën e pestë të ndeshjes, ndërsa Zaniolo shënoi në minutën e 23-të, të 29-të dhe të 49-të.
Në gjysmëfinale, Roma do të ballafaqohet me leicester Cityn.
Leicester City e eliminoi në çerekfinale PSV Eindhovenin pasi fitoi 2:1 në udhëtim. Marseille mposhti PAOK-un në Greqi 1:0 dhe u kualifikua tutje, kurse Feyenoordi e eliminoi Slavian e Pragës.
Feyenoordi luan kundër Marseillet në gjysmëfinale.
Gjysmëfinalet e para të Ligës së Konferencës luhen më 28 prill, ndërsa ato kthyese pas një jave.
Finalja luhet në “Air Albania” të Tiranës më 25 maj.