Sport

Futsall, Kosova e mbyll me humbje raundin preliminar

Përfaqësuesja e Kosovës futsall në konkurrencë të meshkujve

Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbyllur me humbje raundin preliminar të Kampionatit Botëror për vitin 2024. Në ndeshjen e fundit të Grupit C, Kosova pësoi 2:1 nga Armenia që përfundoi e para në tabelë me nëntë pikë, tri më shumë se “Dardanët”.

Megjithatë, si Armenia ashtu edhe Kosova janë kualifikuar në raundin kryesor (Main Round) të këtyre kualifikimeve. Ekipi i Armenisë shumë herët i shënoi dy golat ndaj Kosovës. Fillimisht, në minutën e dytë Melos Kelmendi shënoi autogol ndërsa gjashtë minuta më vonë, Armenia dyfishoi epërsinë me Vitinhon.

Golin e vetëm për Kosovën në këtë përballje, e shënoi Kelmendi në minutën e 20-të.